Gjermania kërkon standarde më të rrepta mbi emetimet e gazrave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Federatës Gjermane të Industrive (BDI) ka paralajmëruar standarde më të rrepta për emetimet e gazrave serrë në Bashkimin Evropian përpara publikimit të së ashtuquajturës “Marrëveshja e gjelbër”.

”Kufijtë e fizibilitetit teknik, ekonomik dhe shoqëror janë vënë gjithnjë e më shumë në provë”, tha Kempf.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të paraqesë planet e saj për të ashtuquajturën “Evropë neutrale ndaj klimës” deri në vitin 2050.

Qëllimi i saj është të arrijë në emetimet zero të gazrave serrë deri në atë vit.

Qëllimi i ndërmjetëm për vitin 2030 është të zvogëlojë emetimet në të paktën 50% në krahasim me fillimin e vitit 1990.

“Aftësia e Evropës për t’u përballur me të ardhmen nuk varet ekskluzivisht nga ‘Marrëveshja e gjelbër’. Konkurrenca ndërkombëtare duhet të jetë një objektiv po aq i rëndësishëm, pasi një sektor industrial konkurrues dhe inovativ duhet të gjenerojë miliardat e nevojshme për të investuar në mbrojtjen e mjedisit”, deklaroi Kempf./ATSH/

Share This Article