Qeveria gjermane ka publikuar në faqen e saj të internetit një listë të armëve që Gjermania ka furnizuar ose do t’i furnizojë Ukrainës.
Berlini vendosi kështu të ndiqte “praktikën e aleatëve të tij më të afërt, siç janë Shtetet e Bashkuara”.
Lista përfshin materiale dhe armë nga stoqet e Bundeswehr-it, si dhe furnizime nga industria gjermane e luftës të dorëzuara falë financimit gjerman.
Lista, tha ekzekutivi, do të përditësohet rregullisht.