Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria gjermane do të publikojë strategjinë e saj të re të industrisë së mbrojtjes, e cila synon të përshpejtojë prodhimin e armëve deri në fund të vitit, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Gjermania, mbështetësi më i madh i Ukrainës në Evropë, u zotua të përmirësojë ushtrinë e saj dhe të forcojë mbrojtjen si pjesë e një ndryshimi politikash, shkruan Reuters.

“Për një kohë të gjatë, shteti e ka parë veten më shumë si një rregullator sesa si një partner i industrisë së mbrojtjes”, tha Pistorius në ceremoninë e hapjes së një vendi të ri të prodhimit të raketave në Schrobenhausen.

“Detyra jonë është të forcojmë më tej bazën industriale të mbrojtjes së vendit në këto kohë. Jo vetëm ta ruajmë, por ta forcojmë atë”, shtoi ai.

“Prandaj ne duam të përmirësojmë në mënyrë specifike kushtet kornizë për një industri efikase të sigurisë dhe mbrojtjes”.

Ndryshe, strategjia përmban edhe rekomandime që përfshijnë promovimin e teknologjive kryesore dhe përmirësimin e kuadrit financiar të industrisë.

Share This Article