Gjermania: NATO s’mund të pranojë anëtarë të rinj ndërsa ata janë në luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania ka theksuar se NATO ndjek politikën e dyerve të hapura për anwtarwsimin e vendeve, por që kjo nuk mund të ndodh kur një vend është në mes të luftës, duke iu referuar Ukrainës.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se pranimi i një anëtari të ri nuk mund të bëhet ndërkohë që vendi është në luftë.

“Politika e dyerve të hapura të NATO-s mbetet në fuqi, por në të njëjtën kohë është e qartë se nuk mund të flasim për pranimin e anëtarëve të rinj (të cilët janë) në mes të një lufte,” tha Baerbock gjatë një takimi i të NATO-s në Oslo.

Në një takim jozyrtar në Oslo anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord në parim që Ukraina do t’i bashkohet aleancës sapo të përfundojë lufta me Rusinë.

“Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO. Me kalimin e kohës, mbështetja jonë do t’ju ndihmojë ta bëni të mundur”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Share This Article