Gjermania ndalon eksportin e armëve për Turqinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania nuk do të lejojë më eksportet për armët që mund të përdoren në sulmin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë, deklaroi ministri i Jashtëm, Heiko Maas për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Në sfondin e sulmit turk në verilindje të Sirisë, qeveria federale nuk do të japë leje të reja për pajisje ushtarake që mund të përdoren nga Turqia në Siri”, theksoi Maas.

Ai shtoi se qeveria gjermane kishte filluar kufizimin e eksporteve të armëve në Turqi, që në vitin 2016 duke marrë në konsideratë sulmin e Ankarasë në Afrin.

Aleatët perëndimorë kanë kritikuar sulmin e Turqisë në Siri, i cili nisi të mërkurën, duke thënë se rrezikon të shkaktojë një krizë të rëndë humanitare, si dhe të ringjallë grupin ekstremist të Shtetit Islamik./ATSH/ 

Share This Article