ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  12 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 12 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  12 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 12 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermania ndan 40 milionë euro për aktivitetet në përvjetorin e Beethovenit

albnews by albnews
16 December, 2019
in Bota
0
Gjermania ndan 40 milionë euro për aktivitetet në përvjetorin e Beethovenit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjermania po organizon festime të mëdha për të përkujtuar Ludwig van Beethovenin në përvjetorin e 250-të të lindjes. Qindra koncerte muzikore dhe ekspozita janë planifikuar, dhe Qeveria madje e sheh këtë si një “detyrë kombëtare”.

Mbi 40 milionë euro (44 milionë dollarë) është shuma e fondeve që Qeveria gjermane ka ndarë për të festuar 250-vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven. Viti i festimeve fillon të hënën, më 16 dhjetor, që besohet të jetë ditëlindja e tij e 249-të dhe përfundon më 17 dhjetor 2020.

Disa ditë para fillimit të festimeve, vizitorëve u ishte mundësuar një para-premierë e ekspozitës speciale “Beethoven. Bota. Qytetari. Muzika” në Galerinë Kombëtare të Arteve në Bonn dhe në shtëpinë e rinovuar ku kompozitori ishte lindur.

RelatedPosts

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore

Festimet fillojnë të hënën, me një hapje zyrtare në Operën në Bonn. Koncerte, shfaqje të operave, festivale dhe ekspozita për nder të kompozitorit do të zhvillohen në të gjithë vendin gjatë gjithë vitit.

Malte Boecker, drejtori i Shoqatës së Përvjetorit të Beethovenit, i foli DW rreth nevojës për të organizuar festime të tilla dhe për të vlerësuar muzikën e Beethovenit. “Vetëm një pjesë e vogël e veprave të përgjithshme të Beethovenit janë mjaft të njohura”, tha Boecker. “Ne kemi iniciuar një numër projektesh që e paraqesin atë në kontekste të pazakonta përtej sallës së koncerteve”.

Kjo përfshin një seri koncertesh në të gjithë vendin gjatë fundjavës që i paraprin vitit të Beethovenit. “Ne kemi ftuar njerëz në Gjermani të hapin shtëpitë e tyre për koncerte dhe ngjarje private që lidhen me Beethovenin për të festuar në sallonet e tyre ose në kuzhinat e tyre. Mbi 800 mikpritës privatë janë përgjigjur. Është një festë e madhe për ditëlindjen”. Ky format, tha Boecker, i përshtatet më mirë ambientit të synuar të kompozitorit: “Muzika e tij kamertale nuk ishte e shkruar për sallat e koncerteve, por për performanca në shtëpi”.

Në fillim të vitit të përvjetorit dhe pas tre vjetëve të rinovimit të gjatë, shtëpia e Beethovenit në Bonn po rihapet për publikun si një muze.

Me rreth 100 mijë vizitorë në vit, njihet si muzeu më i vizituar në Gjermani. Dhe numri i vizitorëve do të rritet në vitin e përvjetorit. Muzeu brenda shtëpisë është restauruar.

Në vend që të tregojë artefakte nga jeta e kompozitorit në një mënyrë kronologjike, secila dhomë tani i është përkushtuar një teme, qoftë ajo rutina e tij e përditshme, personat më të rëndësishëm në jetën e tij, apo rutina e tij e punës dhe lufta për përsosmëri artistike.

Drejtoresha e muzeut Nicole Kämpken e përshkruan atë si një “qasje emocionale”. A do ta aprovonte Ludwig van Beethoven? “Unë sigurisht që shpresoj kështu”, ka thënë Kämpken, “sepse këtu mund ta njihni atë si qenie njerëzore. Në fund të fundit, Beethoven dëshironte të kuptohej. Ne përpiqemi ta arrijmë pikërisht këtë, nga këndvështrimi i njerëzve që vijnë këtu nga e gjithë bota”./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result