Gjermania ndanë pikët me Spanjën, Ukraina mposht Zvicrën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania e ka humbur në kohë shtesë tri pikë kundër Spanjës, pasi që kishin kaluar në epërsi që në minutën e 51-të.

Golin e barazimit e shënoi Gaya në minutat shtesë të takimit, kur u mundua që gjermanët do ta fitonin takimin

Gjermanisë për pak i kanë ikur tri pikë nga dora pasi që ishin duke prirë me rezultat 1-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola por që Gjermania ishte më kërkuese.

Kjo ju shpërblye pasi që me fillimin e pjesës së dytë shënon Timo Werner në minutën e 51-të.https://streamable.com/e/aa5me5

Pas pësimit të golit, Gjermania mbrohej kurse Spanja kërkonte që të barazonte rezultatin.

E pas shumë tentimeve Spanja arriti që të shënonte gol në minutën e tretë shtesë të takimit me anë të mbrojtësit Gaya.

Ukraina-Zvicra

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në këtë grup ishte ajo në mes të Ukrainës dhe Zvicrës.

Ukraina ishte më e mirë në këtë ndeshje dhe arriti që të merr tre pikë në Kievë duke mposhtur Zvicrën e Granit Xhakës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1. Të parët në epërsi kaluan me Andriy Yarmolenkon në minutën e 14-të.

Zvicra do të reagonte, me Seferovic që shënoi një super gol në minutën e 41.

Pjesa e dytë ishte prapë më e mirë për Ukrainën ku Oleksandr Zinchenko shënon në minutën e 68-të.

Pas kësaj fitoreje Ukraina prin në Grupin 4 të Ligës A të Kombeve. Pas tyre është Spanja me 1 pikë, Gjermania me 1 dhe Zvicra me 1 pikë.

Share This Article