ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 1 hour ago
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike 1 hour ago
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti 1 hour ago
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës 1 hour ago
Ngre siparin edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Gjermania ndryshon rregulloren, kërkon më shumë punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova

albnews by albnews
9 January, 2023
in Albania, Kosova
0
Pa punëtorët nga Shqipëria, Kosova dhe Ballkani Perëndimor, ndërtimi në Gjermani paralizohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjermania do të ndryshojë Rregulloren për BP: parashikohet dyfishimi i numrit të punëtorëve që mund të vijnë nga këto vende dhe të gjejnë punë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për punëtorë gati në çdo fushë.

Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, thuhet në një projektligj të përgatitur nga Ministria federale e Punës dhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në të cilin ka pasur akses agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

RelatedPosts

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

Përplasjet për pronën, myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e policisë: Një rrugaç me pushtet

Në të ardhmen, në vend të 25.000 punëtorëve sa lejohen tani me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor, numri do të dyfishohet në 50.000 punëtorë pa kuaflifikime të cilët brenda një viti mund të vijnë në Gjermani.

Me të ashtuquajturën ‘Rregullorja për Ballkanin Perëndimor’ lejohet aktualisht ardhja në Gjermani e 25000 punëtorëve ka kualifikime, nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këta punëtorë duhet të gjejnë së pari një kontratë punë e pastaj duhet të kërkojnë termin për një vizë pune në ambasadat gjermane në vendin ku jetojnë.

Sipas ligjeve aktuale, fuqia e kualifikuar punëtore mund të vijë në Gjermani nga të gjitha vendet e botës. Ndërsa vetëm nga Ballkani Perëndimor mund të marrin punë dhe vizë pune, edhe punëtorët pa kualifikime profesionale.

Kjo Rregullore është hartuar pas valës së parë të krizës së refugjatëve në vitin 2015 dhe 2016, pasi që në kohën e valës së madhe të refugjatëve nga Siria në Gjermani ka ardhur edhe një numër i madh i shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ideja e Berlinit ishte që njerëzit nga Ballkani Perëndimor, në vend që të kërkonin pa shpresë azil politik, duhet të përpiqeshin të gjenin punë në Gjermani.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që parashikon ky projektligj i dy ministrive federale. Gjermania po përpiqet të reformojë ligjet e tanishme, me qëllim që të ‘përballet me mungesën dramatike të fuqisë punëtore në degë të shumta’, vlerëson agjensia dpa.

Ndryshimet përfshijnë edhe të ashtuquajturën ‘Karta e shansit’, pra mundësinë që njerëzit të vijnë në Gjermani dhe këtu të kërkojnë një vend pune. Gjatë kësaj kohe ata do të kishin të drejtën të bëjnë ndonjë punë tjetër me një orar të përgjysmuar pune, në ndonjë vend pune jashtë profesionit të tyre për të siguruar jetesën sa janë në Gjermani për të kërkuar punë.

Sipas dpa, ‘Karta e shansit’ duhet të jepet sipas sistemit të ri të pikëve për këdo që mbledh të paktën gjashtë pikë. Katër pikë jepen për kualifikimet profesionale, tre pikë për njohjen e mirë të gjuhës gjermane ose për të paktën tre vjet përvojë pune, dy pikë nëse personi është më i ri se 35 vjeç dhe një pikë nëse personi ka jetuar më parë ligjërisht në Gjermani, në një kohëzgjatje prej të paktën gjashtë muaj.

Nevojat e mëdha për fuqi punëtore

Gjermania ka nevojë të madhe për fuqi punëtore. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur gjatë vitit 2022 se ky vend ka nevojë çdo vit për rreth 400.000 punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera, në veçanti në ekonomi, shëndetësi dhe profesione të tjera.

Ndërsa Ballkani Perëndimor shihet si një rezervuar i lakmueshëm i fuqisë punëtore. Por kjo njëkohësisht thellon problemet me emigrimin e të rinjve dhe mungesën e fuqisë punëtore në vendet e origjinës, pra në vendet e Ballkanit Perëdnimor. /DË/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

12 November, 2025
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

12 November, 2025
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

12 November, 2025
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result