Gjermania në alarm, dronë të panjohur fluturojnë mbi bazën amerikane Ramstein

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Gjermani kanë ngritur nivelin e alarmit, pasi dronë me origjinë të panjohur janë parë mbi objektet e ndjeshme industriale dhe bazën ajrore amerikane në Ramstein.

Dronët janë parë të qarkullojnë në javët e fundit, raportoi sot gazeta gjermane e lajmeve Spiegel , duke cituar një raport konfidencial nga autoritetet gjermane të sigurisë.

Raporti tregon për dronë të shumtë të parë kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes, midis 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore amerikane, sipas Spiegel .

Një burim sigurie i tha Reuters se raporti që tregon për vëzhgimin e dronëve mbi bazën Ramstein është i saktë, por Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë.

Gazeta thotë gjithashtu se dronët u panë mbi vende që i përkisnin prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall dhe grupit kimik BASF, duke shtuar se as origjina e këtyre dronëve nuk është e qartë.

Siguria e objekteve të BASF është prioriteti ynë më i lartë“, tha një zëdhënës i grupit në një deklaratë të dërguar me e-mail. “Prandaj ne po monitorojmë vazhdimisht aktivitetet e dyshimta dhe po punojmë ngushtë me autoritetet përkatëse të sigurisë”, shtoi ai.

Ndërkohë, shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë e bën atë një objektiv për tentativa të mundshme sabotimi. 

Share This Article