Gjermania nis testimin e detyrueshëm të atyre që kthehen nga zonat me rrezik të lartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania do të nisë testimin obligativ të udhëtarëve që kthehen nga zonat me rrezik të lartë nga Covid-19, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë: “I kemi draftet e para. Duam që këtë ta koordinojnë edhe me shtetet, sepse ato duhet ta zbatojnë në aeroporte dhe stacione të trenit”.

Gjermania ka qenë më pak e prekur nga pandemia, sesa disa shtete evropiane, por numri i rasteve po rritet, raporton BBC, transmeton koha.

Të hënën, numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani është ngritur për 509, duke mbërritur në 210.402. Numri i të vdekurve ka mbërritur në 9.148, sipas Institutit Robert Koch.

Share This Article