Qeveria gjermane sot do të shqyrtojë mundësinë për zbutjen e masave të vendosura në luftën kundër koronavirusit.
Përfaqësues zyrtarë pohojnë se mbyllja e shkollave dhe shumë fabrikave, dyqaneve dhe restoranteve gjatë muajit të kaluar ka dhënë rezultate në luftën kundër epidemisë dhe se spitalet gjermane janë të pajisura mirë për shërim të pacientëve të infektuar me koronavirus.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se është e gjatë rruga deri në normalizim të plotë të jetës së vend.
Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë një takim me kabinetin e saj dhe me guvernatorët e shteteve federale nëse masat në luftën kundër epidemisë mund të zbuten dhe, nëse kjo është e mundur.