Gjermania pezullon eksportet e armëve në Izrael, Merz: Jemi të shqetësuar për vuajtjet e vazhdueshme të popullsisë civile në Rripin e Gazës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria gjermane ka vendosur ndalimin e eksporteve ushtarake në Izrael.

Gjermania nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të mëtejshëm, tha kancelari gjerman Friedrich Merz.

Duke iu përgjigjur planit të Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Gaza, Merz tha se Gjermania është “thellësisht e shqetësuar” për vuajtjet e vazhdueshme të popullsisë civile në Rripin e Gazës, raporton Reuters.

“Me ofensivën e planifikuar, qeveria izraelite mban përgjegjësi edhe më të madhe se më parë për furnizimin e tyre”, tha ai.

Merz tha se qeveria gjermane i kërkon gjithashtu Izraelit të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt aneksimit të Bregut Perëndimor.

Share This Article