Gjermania planifikon dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID nga shtatori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Izraelit, Gjermania gjithashtu po planifikon të aplikojë një dozë të tretë të vaksinës anticovid nga shtatori.

Burime zyrtare nga qeveria thonë se drafti për këtë gjë është ende duke u përgatitur dhe duhet të kalojë si fillim për shqyrtim nga kreret e landeve.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se nga shtatori qeveria planifikon të ofrojë doza të treta për të moshuarit, njerëzit në nevojë për kujdes dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Ndërsa ata që tashmë janë të vaksinuar plotësisht me njërën nga vaksinat (Oxford/AstraZeneca ose Johnson & Johnson) duhet të marrin një vaksinë me bazë mRNA-në si një përforcues, thuhet në propozim.

Spahn gjithashtu do të propozojë zgjerimin e vaksinimit për adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç, raporton Bild.

E ndërkohë që në gjermani doza e tretë, është në fazën e një projekt drafti, Britania e ka vendosur se që nga 6 shtatori doza përforcuese do tu ofrohet me shumë se 32 milionë qytetarëve.

Kështu, çdo kush mbi 50 vjeç dhe me imunitet të dobët, si dhe stafi i kujdesit nëpër shtëpi do të marrin dozat e treta.

Share This Article