Gjermania planifikon vendosjen e “certifikatës për imunitet”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania planifikon vendosjen e “certifikatë për imunitet” me të cilën do të vërtetohet se personat të caktuar tashmë kanë fituar luftën me koronavirusin dhe dhe janë rezistent, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i lirshëm i tyre në publik, përcjell  Alsat nga The Telegraph.

Siç theksohet, në test do të regjistrohet prania e antitrupave që ka krijuar organizmi gjatë mbrojtjes së antigjenit të virusit Covid-19.

Ky test do të shërbejë si vërtetim që organizmi ka patur kontakt me virusin dhe se tashmë është shëruar.

Më saktësisht, rezultati pozitiv do të jetë argument që personi , në rast se ka qenë në izolim ose karantinë, do të mund lirisht të qarkullojë në publik.

Metoda është në pritje të aprovimit dhe nëse merr dritën jashile, do të fillojë të zbatohet nga prilli,  pasi të  testohen rreth 100.000 njerëz.

Share This Article