Gjermania publikon listën e plotë të ndihmës ushtarake në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania ka publikuar listën e plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, pasi që atë e rriti në dy miliardë euro.

Në listën e ndihmës ushtarake gjenden topat Panzerhaubitzen 2000, vetura, autoambulanca, pjesë rezervë për MiG-29, mjete të blinduara, tanke, sisteme mbrojtëse kundërajrore si dhe MLRS, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu përfshihen edhe 14.900 mina anti-tank, 500 raketa kundërajrore stinger si dhe 21.8 milionë fishekë për pushkë të ndryshme automatike.

Në anën tjetër, Ukraina nga fillimi i agresionit rus i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë për t’u mbrojtur nga pushtuesit.

E ishte SHBA-ja dhe Britania e Madhe ndër vendet e para që reaguan, duke dërguar sasi të mëdha armatimi.

Madje sistemi raketor amerikan HIMARS së fundmi po tregohet shumë efektiv në luftën në Ukrainë, kjo pasi ukrainasit po godasin çdo ditë e më shumë objektivat ushtarake ruse.

Kjo armë ishte kërkuar me ngulm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për shkak të precizitetet të paparë dhe rrezes së veprimit që ka ky sistem raketor.  

Share This Article