Gjermania publikon listën, rikthim surprizë i heroit të vitit 2014

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania ka publikuar listën e skuadrës për Botërorin “Katar 2022”, me disa mungesa të rëndësishme dhe disa rikthime të papritura.

Në listën e Hansi Flick bie në sy mungesa e sulmuesve Marco Reus, Lucas Nmecha apo Timo Werner, të gjithë të dëmtuar, të cilët u kanë lënë vendin emrave si Youssoufa Moukoko (Dortmund) apo Niklas Füllkrug (Werder Bremen).

Mes të grumbulluarve spikasin lojtarët e Bayern Munchen (Neuer, Kimmich, Goretzka, Sané, Musiala dhe Müller). Në mbrojtje, lider i padiskutueshëm është Antonio Rüdiger, i cili u fut në listë pavarësisht se nuk ka mundur të luajë ndeshjet e fundit për Real Madrid për shkak dëmtimi.

Risia kryesore është rikthimi i Mario Götze, heroit të finales së vitit 2014, ku gjermanët fituan titullin kampion. Ai që nuk figuron në listë është Toni Kroos, i cili vendosi të largohet nga skuadra gjermane pas Euro 2020.

Gjermanët do të debutojnë kundër Japonisë, më pas do të përballen me Spanjën dhe do të mbyllin pjesëmarrjen në fazën e grupeve kundër Kosta Rikës.

Share This Article