Gjermania pushtohet nga refugjatët ukrainas, Scholz: Kemi një sfidë shumë, shumë të madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka paralajmëruar për një krizë të mundshme refugjatësh nga Ukraina, pasi që ukrainasit po zgjedhin Ukrainën si destinacionin e parë, pasi që ikin nga lufta në shtetin  etyre.

 “Gjermania po përballet me një sfidë shumë, shumë të madhe”, ka thënë Shcolz sot.

Gjatë bisedimeve me liderët e 16 shteteve federale, Scholz ka thënë se Gjermania po pret ukrainasit pa u kërkuar viza, duke u dhënë po ashtu qasje në shërbimet shëndetësore dhe edukim – përfshirë mësimet e gjuhës dhe kurset për integrim.

Më herët, ministri gjerman i brendshëm kishte thënë se 187,428 refugjatë kanë arritur nga Ukraina vetëm që nga e enjtja e kaluar.

 “Shumica e tyre janë gra, fëmijë dhe pleq”, ka shkruar ministri gjerman.

Sipas BBC, ka shumë refugjatë ukrainas që nuk bëhen ngarkesë sociale për shtetin gjerman, pasi që shkojnë dhe strehohen te familjarët e tyre që tashmë jetojnë në Gjermani.

Share This Article