Gjermania, Rusia është fajtore për sulmet kibernetike ndaj politikanëve gjermanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania ka njoftuar se ka “informacion të besueshëm” se shërbimi i jashtëm ushtarak i inteligjencës ruse qëndron prapa sulmit kibernetik ndaj politikanëve gjermanë para zgjedhjeve të përgjithshme të 26 shtatorit.

Zëdhënësja e zëvendës ministres gjermane Andrea Sase theksoi se sulmet kibernetike të Rusisë janë krejtësisht të papranueshme, sepse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare gjermane dhe shkaktojnë tension në marrëdhëniet dypalëshe.

“Qeveria federale gjermane i bën thirrje qeverisë ruse që t’i jep fund menjëherë këtyre aktiviteteve ilegale kibernetike,” tha Sase.

Sipas mediave gjermane, sulmet kibernetike të përmendura u kryen kundër shtatë këshilltarëve federalë dhe 31 deputetëve shtetërorë të Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD).

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi në qershor se zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani mund të jenë objekt i sulmeve kibernetike ruse

Share This Article