Gjermania shënon 60-vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania shënoi të premten 60-vjetorin e ditës kur autoritetet në Gjermaninë Lindore e nisën ndërtimin e Murit të Berlinit, ku vdiqën së paku 140 persona në përpjekjet mbi tridekadëshe për ikje drejt Perëndimit.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e quajti ndërtimin e murit nga 13 gushti i 1961-s e tutje, si fillimin e fundit të regjimit komunist, i cili insistoi asokohe se ngritja e tij kishte për synim mbrojtjen e vendit nga fashizmi.

Muri i Berlinit u shtri në një shteg prej 155 kilometrash, duke e rrethuar Berlinin e Perëndimit krejt deri në vitin 1989, kur autoritetet në Gjermaninë Lindore u pajtuan për hapjen e kalimeve si pasojë e protestave masive.

Brenda një viti, Perëndimi dhe Lindja e Gjermanisë u ribashkuan.

Steinmeieri u bëri thirrje gjermanëve të mos i harrojnë përjetimet e asaj periudhe dhe i nxiti që të marrin më aktivisht pjesë në demokraci, duke përshirë daljen për votim në zgjedhjet kombëtare të muajit të ardhshëm.

Share This Article