Gjermania shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për një ditë me 6.638 raste të reja në 24 orët e kaluara.

Ky numër është më i madh se rekordi i mëparshëm, kur më 28 mars ishin regjistruar 6.294 raste, shkruan The Guardian.

Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.

Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.

Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me virusin e ri, por ka dukshëm më pak viktima se vendet që ndodhen në krye të listës si Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.

Share This Article