Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Letonisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 5:0 për Gjermaninë, me vendasit duke mos treguar aspak mëshirë për mysafirët.
Fillimisht, Gosens realizoi golin në minutën e 19-të pas asistimit të Kai Havertz, për ta vazhduar më pas Gundogan pas dy minutave. Gjashtë minuta më pas Muller e trefishoi epërsinë e vendasve.
Havertz e Gnabry shënuan dy golat e tjerë në minutat 39 dhe 45.
Kështu, qysh në pjesë të parë Gjermania tregon forcën e vet duke dëshmuar se do të jetë konkurrent shumë i fortë në Kampionatin Evropian që nis të premten.