ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve 39 seconds ago
Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt 3 minutes ago
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë 4 minutes ago
Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida 6 minutes ago
Putin viziton Indinë pas 4 vitesh – Takim vendimtar mes tensioneve të Nju Delhit me SHBA-në dhe lidhjeve me Rusinë 7 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike 

albnews by albnews
4 December, 2025
in Show - Biz
0
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, me qëllim që të mbrohet më mirë Evropa në një kohë kur tensionet janë të larta me Rusinë.

Sistemi Arrow (Shigjeta), i prodhuar në Izrael dhe i zhvilluar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do të jetë pjesë e nismës së gjerë Mburoja e Qiellit Evropian, që u lansua pak pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që ngriti shqetësimet për boshllëqet e mundshme në mbrojtjen ajrore të vendeve evropiane të NATO-s.

RelatedPosts

“Mediat nuk kanë treguar të vërtetën!” Postimi i papritur i Ahmed Kalasë

Furnizoi me ketaminë aktorin Matthew Perry, mjeku dënohet me 30 muaj burg

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, Peleshi e refuzon: Çështja është në Kushtetuese!

“Për herë të parë po fitojmë aftësinë për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje kundër raketave balistike me rreze të gjatë veprimi për popullsinë dhe infrastrukturën tonë”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Po forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s dhe po përmbushim një obligim planifikues të NATO-s. Po demonstrojmë që Gjermania po merr përgjegjësi”, shtoi ai.

Marrëveshja për furnizimin e sistemit Arrow 3, e nënshkruar në vitin 2023, u përshkrua si kontrata më e madhe ushtarake e eksportit në historinë e Izraelit.

Sistemi është dizajnuar që të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi që fluturojnë mbi atmosferën e Tokës.

Ai përbëhet nga sisteme radar për zbulim, lëshues raketash dhe një sërë raketash penguese që, sipas raportimeve, janë në gjendje të godasin objektiva në lartësi deri në 100 kilometra.

Një delegacion izraelit iu bashkua zyrtarëve ushtarakë gjermanë në bazën ajrore Holzdorf në pjesën lindore të Gjermanisë në një ceremoni që shënoi dislokimin zyrtar të pjesëve të para të sistemit Arrow 3.

Dislokimi i së mërkurës shënoi herën e parë që një sistem Arrow është vendosur jashtë Izraelit, një gjë që Ministria gjermane e Mbrojtjes e përshkroi si “një sinjal të qartë për lidhjet e ngushta dhe partneritetin mes Izraelit dhe Gjermanisë”.

Elemente të tjera pritet të dislokohen në lokacione të tjera në Gjermani sapo sistemi të jetë plotësisht operacional.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, Izraeli kishte dislokuar sistemin e vet Arrow 3 për të rrëzuar dhjetëra raketa balistike iraniane gjatë përleshjeve gjatë vitit të kaluar.

Sistemi Arrow 3 i jep Gjermanisë një mbulim me rreze të gjatë, që plotëson sistemet aktuale gjermane Patriot me rreze të mesme, si dhe raketat me rreze të shkurtë veprimi, Iris-T.

Në total, 23 vende të tjera janë bashkuar me nismën Mburoja e Qiellit Evropian, që udhëhiqet nga Gjermania. Berlini kishte propozuar nisjen e kësaj iniciative në gusht të vitit 2022./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

4 December, 2025
Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt

Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt

4 December, 2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë

4 December, 2025
Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result