Gjermania vendos karantinim për të pavaksinuar nga Austria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga e diela, Gjermania do ta fusë Austrinë në listën e shteteve me rrezik të lartë nga Covid-19. Kjo masë do të sjellë pasoja për të pavaksinuarit.

Vendimin e ri e bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili të premten mbajti një konferencë për gazetarë.

Si pasojë e këtij vendimi, personat që udhëtojnë nga Austria në Gjermani duhet të karantinohen, përpos atyre që janë vaksinuar ose që e kanë kaluar Covidin. Me fjalë të tjera, masa e karantinimit vlen për të pavaksinuarit nga Austria.

Spahn njoftoi edhe për masa tjera, duek thënë se nga e shtuna do të ketë prapë teste falas. Ky vendim u mor pas disa rekordeve radhazi me infeksione të reja në ekonominë më të fuqishme evropiane.

Në një konferencë për gazetarë, Spahn gjithashtu tha se mjekët do të marrin rimbursime më të larta për vaksinime duke filluar nga e marta e javës së ardhshme, shkruan Reuters.

Share This Article