Gjesti i kamarierit shkodran/ Mbledh 2 milionë lekë për familjen e Musaen Zenelit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është Rehyl Toska, kamarieri që ndërmori nismën për të ndihmuar familjen e Musaen Zenelit, i cili këtë të mërkurë, i dorëzoi nënës së të ndjerit, kontributet e mbledhura nga kamerierët, biznesmenët dhe qytetarët e Shkodrës.

Mësohet se Toska i ka dorëzuar 60 zarfe me një shumë që i kalon 2 milionë lekë. Ajo çfarë duhet nënvizuar me të madhe nga ky akt është nderimi për viktimën e pafajshme të masakrës së Velipojës.

“Unë bëra atë çfarë ne na ka takuar të bënim. Atë kontribut sa kemi bërë. Por, unë dua të bëj një falenderim të veçantë për të gjithë kolegët, ish-kolegët, bizneset që na janë afruar, qytetarët dhe shumë shqiptarë të tjerë që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Kjo është e gjitha. Ne s’mund të themi gjë mbrapa, por kemi menduar të lehtësojmë pak dhembjen e familjes. Falenderoj të gjithë mediat që na mbështetën dhe faleminiderit të gjithëve”, – tha Rehyl Toska.

Ngjarja e rëndë me katër viktima ndodhi pak pas mesnatës në Velipojë. Pas përplasjes me armë mes familjes Ferracaku dhe familjes Gocaj; mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, si dhe kamarieri Musaen Zeneli 20 vjeç

Share This Article