Gjesti i pazakontë/ Lojtari i Manchester United korrigjoi arbitrin, anulloi penalltinë

albnews
By
1 Min Read

Patrick Dorgu ishte një prej lojtarëve që shkëlqyen për Manchester United në triumfin përballë Real Sociedad.

Por, mbrojtësi u bë protagonist për një episod jo të zakontë. Në një prej inkursioneve të tij, ai u rrëzua në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh në favor të “Djajve të Kuq”. Megjithatë, Dorgu iu afrua duke i pohuar se “nuk ishte penallti”.

Komunikimi i tij me arbitrin solli edhe kthimin e vendimit, pavarësisht se konfirmimi ishte dhënë edhe nga sistemi VAR.

Një shembull i ndershmërisë sportive nga lojtari me pasaportë daneze.

Share This Article