Gjesti ka marrë sërish vëmendjen e ndjekësve të Big Brother VIP Albania 4, por kësaj radhe jo për debatet apo lojën e tij, por për zgjedhjen e pazakontë të veshjes gjatë një momenti në shtëpi.
Gjatë një debati me Eglin, këngëtari u shfaq i zhveshur, vetëm me të brendshme (bokserica).
Por ajo që e bëri edhe më të çuditshëm këtë moment ishte fakti se kur doli në oborr, ai vendosi të vishte vetëm një xhup sipër, duke lënë pjesën e poshtme të pambuluar.
Pamja e tij shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e komentuan si një moment tipik të karakterit të tij lozonjar.
Gjesti, i njohur për eksperimentet e tij me stilin dhe për sjelljen e tij të çiltër brenda shtëpisë, vazhdon të mbetet një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni.
Sjelljet e tij të çuditshme dhe të paparashikueshme duket se po e mbajnë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes, duke e bërë atë një nga personazhet më të ndjekur brenda reality show-t.