Gjeten mbetje të aeroplanit të Salas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zvogëlohen shpresat për ta gjetur të gjallë sulmuesin argjentinas.

Hetimet për aeroplanin e zhdukur nga radarët, mbi kanalin e La Manshit, në mjetin ku fluturonte futbollisti Emiliano Sala, duket se kanë arritur në një pikë kthese.

Policia bregdetare e Guernseyt, zona britanike që mbulon territorin detar ku dyshohet se ka rënë aeroplani privat, ka gjetur mbetje që dyshohet se janë të mjetit që transportonte futbollistin e sapo blerë nga Cardiff City.

Sipas medieve angleze janë gjetur dy jastëkë që i përkisnin aeroplanit të vogël, të cilët rrymat detare dhe dallgët i kanë nxjerrë në breg të gadishullit të vogël të Cotentin, në Normandi.

Nga krahasimet e bëra, sendet janë të aeroplanit tip “Piper”, në të cilin udhëtonte ish-sulmuesi i Nantes, Emiliano Sala.

Në bashkëpunim me kërkuesit privatë, hetuesit britanikë kanë bërë të ditur se do të angazhojnë disa mini nëndetëse speciale për të gjetur mbetjet e aeroplanit, që dyshohet se ndodhen qindra metra nën ujë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply