Damian Gjiknuri u shpreh pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik se është rënë dakord në parim për teknologjisë në zgjedhje, po do diskutohen edhe detaje të tjera.
“Sot kishim mbledhjen e radhës për çështjen e krimeve zgjedhore, por dhe monitorimin e qendrave të votimit me kamera. Kemi një debat akoma, është një debat artificial për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, Kemi rënë dakord në parim, por sot po diskutojmë për detajet e tjera. Bëhet fjalë për identifikimin elektronik në zgjedhje dhe përfshirja e numërimit dhe votimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrihet, dëshira jonë është për ta shtrirë. Ne jemi gati që të lemë ekspertët për këtë gjë, pasi duhet parë si do zbatohet dhe sa është kosto. Zgjedhjet nuk vihen në dyshim se nuk funksionon teknologjia. Jemi që kjo të mos përdoret si sebep, pasi garancia për integritetin e zgjedhjeve është në shumë procese të tjera. Jo çdo listë dëshirash nuk mund të kthehet në detyrim për ne”, u shpreh deputeti Gjiknuri./TCH/