Gjimshiti dhe Asani shkëlqejnë në Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme në Champions në transfertën delikate me Marsejën. Supergoli i Lazar Samarxhiç në fundin e sfidës i dha 3 pikët e arta skuadrës italiane.

Për kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, kjo ishte një sfidë speciale, e 300-ta me fanellën zikaltër, duke qenë lojtari i 8-të me më shumë ndeshje në historinë e klubit.

“Sigurisht që ishte një fitore e merituar dhe e rëndësishme për ne. Na duhej ky rezultat. Në këtë sezon kemi bërë gjithmonë ndeshje të mira, me përjashtim të asaj të fundit. Skuadra ka krijuar gjithmonë raste dhe volum, por episodet i kemi pasur kundër”, tha Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi kuqezi është vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës për impaktin që kishte në fushë dhe duelet e fituara në mbrojtje.

Në Champions-in e Azisë ka shkëlqyer edhe Jasir Asani me skuadrën e Esteghalit, duke dhënë asistin për golin e barazimit kundër Al Vedat.

Share This Article