Gjimshiti ëndërron Champions, mbrojtësi shqiptar gati për të sfiduar Interin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti po pret një sfidë të fortë ndaj Interit.

Futbollisti i Atalantës është i gatshëm t’i bëj ballë sulmuesit kryesor të zikaltërve, Romelu Lukaku, me të cilin do të ketë një sfidë brenda këtij 90 minutëshi.

Në prononcimin e tij për mediat italiane, Gjimshiti ka pranuar se Atalanta nuk e ka humbur ende dëshirën për tu kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Lukaku është me të vërtetë një lojtar i fortë dhe i vështirë për t’u kontrolluar. Inter ka lojtarë cilësorë me tepër përvojë dhe ata dinë se si fitohet një ndeshje dhe kur nuk luajnë mirë”, tha mes të tjerash Gjimshiti, i cili vlerësoi Napolin si ekipin më të mirë të momentit në Itali, kjo edhe pas titullit kampion të fituar në këtë sezon.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka një kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, teksa në këtë sezon të kampionatit ka luajtur 22 sfida duke dhënë edhe një asistim.

Share This Article