Edhe qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është shprehur i zhgënjyer me humbjen e thellë 4:1 nga Polonia, që sipas tij erdhi nga gabimet që nuk guxojnë të ndodhin në ndeshje të tilla të rëndësishme.
“Sigurisht, që rezultati 4:1 është i lartë. Jam i pakënaqur me gabimet që i kemi bërë gjatë lojës. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por pranuam kot dy gola. Përkundër disavantazhit në pjesën e parë, ne nuk u dorëzuam edhe në të dytën, por sërish pranuam dy gola të thjeshtë që na kushtuan me këtë humbje. Gabimet e tilla nuk guxojnë të na ndodhin në ndeshje të mëdha pasi kushtojnë shumë dhe shpresoj që në të ardhmen mos t’i përsëritim”, deklaroi Gjimshiti.