Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një kualifikim për në gjysmëfinalet e Europa League. Humbja 0-1 në “Gewiss Stadium” rezultoi e ëmbël, pasi Berat Gjimshiti me shokë festuan falë suksesit të jashtëzakonshëm 0-3 në mitikun “Anfield”.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, falënderoi tifozët për mbështetjen dhe kualifikimin fantastik ia dedikon gjithë qytetit të Bergamos.

“Krenari dhe lumturi, tifozët na përkrahën dhe na shtynë gjatë gjithë javës. Një gjë e tillë u vu re edhe gjatë ndeshjes. Goli i Salah ishte një episod fatkeq. Vuajtëm në 20 minutat e para nga shpejtësia e tyre, por e ruajtëm përqendrimin. Më pas reaguam, morëm masat e duhura.

E merituam kualifikimin në dy ndeshjet që zhvilluam. Dua t’ua dedikoj gjithë këtë tifozëve dhe qytetit të Bergamos. Kjo arritje duhet të na japë shtytjen e nevojshme për ndeshjet e ardhshme. Ne duhet të ndihemi krenarë për veten dhe të japim gjithçka në të gjithë kompeticionet”, u shpreh Gjimshiti.

Share This Article