Gjirokastër, vijon restaurimi i muzeve të trashëgimisë kulturore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon puna për restaurimin dhe sistemimin e muzeve të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër.

“Përmirësimi dhe Rinovimi i Sistemit të Muzeve në Qytetin e Gjirokastrës” është një projekt që zhvillohet në kuadër të “Programit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Pasi kanë përfunduar punimet e restaurimit dhe rikonstruksionit të çatisë punimet janë përqendruar në vendosjen e ndriçuesve në ambientet e brendshme dhe vendosjen e mobiljeve dhe vitrinave ekspozuese.

FSHZH bëri të ditur se, “çdo ndërhyrje po trajtohet në mënyrë të tillë që të ruajë vlerat dhe arkitekturën unike të Gjirokastrës me kalanë, rrugët me kalldrëm, muret, çatitë prej guri dhe ballkonet e drunjta”.

Sistemi i muzeve ka për qëllim zhvillimin e një produkti turistik përbërë nga rrjete muzesh, aktivitetesh të ndërthurura me një rrjetë rrugësh dhe shtigjesh tematike që inkurajojnë turistët të qëndrojnë më gjatë dhe të kenë një eksperiencë sa më interesante në Gjirokast./ATSH/

Share This Article