Gjirokastra me një vepër të re arti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

jirokastra ka një vepër të re të arti të skulptorit të njohur Mumtaz Dhrami.

U prezantua në kuadër të 15 vjetorit të pranimit të trashëgimisë shqiptare të isopolifornisë nga UNESCO, si dhe me rastin e festës kombëtare të pavarësisë.

“Me shumë dëshirë dhe dashuri u angazhua dhe solli këtë vepër artistike të derdhur në bronz.”

Basorelievi i skulptorit të popullit dhe nderi i kombit është vendosur në murin e memorialit të UNESCO-s në lulishten e bredhave në sheshin e Çerçizit nga ku i flet turistëve që do ta vizitojë.

“Nëpërmjet saj ai merr këtë mesazh të madh që tempulli i madh i kulturës botërore UNESCO ka pranuar në gjirin e vet dhe ka vënë në mbrojtje këtë qytet kaq të bukur.”

Qyteti i gurtë iu bashkua listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, për vlerat e mëdha që ofron arkitektura e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.

Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit./Ora News/

Share This Article