Gjithçka mund të ndodhë në futboll: Lionel Messi fitoi një penallti dhe ia dhuron Sergio Ramosit ta gjuajë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa vite më parë, nëse do t’i kishit thënë shokut tuaj se Lionel Messi dhe Sergio Ramos do të bëheshin shokë skuadre dhe se ish asi i Barcelonës do të linte një legjendë të Real Madridit të ekzekutonte një penallti, nuk do të kalonit lehtë.

Por dyshja e njohur nga rivalë prej kohësh kaluan në kolegë te Paris Saint-Germain pasi të dy u bashkuan si transferime të lira verën e kaluar.

Kampionët e Ligue 1 u rikthyen në aksion të premten me një miqësore kundër ekipit të Ligue 2, Quevilly-Rouen.

Messi dhe Ramos filluan ndeshjen nga minuta e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier.

Në start Messi fitoi një penallti pasi u pengua brenda zonës. Por në vend që të gjuante vet, siç e kemi parë të bëjë për klubin dhe kombëtaren, ai ia la Ramosit, një lojtar i besueshëm për penallti.

Ramos e kreu punën nga pika e bardhë duke shënuar për 1-0.

Momenti i Messit duke i dhënë penalltinë Ramos ishte ende një pamje e pazakontë që befasoi shumë fansa. 

Share This Article