“Gjithçka nisi për pjatën e proshutës, më pas…”/ Dëshmitë e stafit të lokalit nxjerrin “zbuluar” autorin e vrasjes së kolegut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dëshminë e 41-vjeçarit Filip Shehu, autorit të vrasjes së kolegut në orarin e punës. Ai ka deklaruar se konflikti ka qenë i çastit vetëm për punën, por ka shtuar se kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të gjata me të.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dëshmia bie ndesh me stafin tjetër të lokalit, të cilët kanë deklaruar se viktima Indrit Ismailllari, nuk ishte një njeri problematik dhe nuk grindej me asnjë njeri.

Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh.

Nuk kanë pasur debate të ashpra, teksa autori vijon të mbajë të njëjtën dëshmi duke treguar se “ndjehesha i kërcënuar, cënuar, kishim konflikte të vazhdueshme”, por kjo gjë nuk konfirmohet nga stafi i biznesit.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes, gjithçka ka nisur për një proshutë. Autori kishte marrë një pjatë me proshutë, të cilën viktima i ka thënë të mos e marrë.

Fillimisht kanë nisur një debat verbal e më pas Filip Shehu ka marrë thikën dhe e ka goditur në qafë, duke i prekur arterien kryesore. Kjo plagë i mori edhe jetën 34-vjeçarit.

Autori, ka qëndruar i qetë duke pritur policinë, ndërkohë që pritet t’i bëhet një ekzaminim psikologjik. Ai ka probleme sociale, prej muajsh jetonte i vetëm dhe kishte probleme me familjen.

34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.

Share This Article