Gjithë fshati dëshmitar, gjyqi i pazakontë për pasurinë, 240 fermerë në gjykatë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

23 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës lanë punët e tyre të stinës këtë të mërkurë për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Ata janë pjesë e një liste me 240 fermerë, të thirrur si dëshmitarë nga mbrojtja në një gjykim për pasurinë e Bektash Shtëpanit, autokombajnisti i zonës.

SPAK kërkon konfiskimin 2 apartamenteve, një garazhi, një trualli, dy automjete dhe nje motori, të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, pasi djali i tij rezulton të jetë dënuar në Itali për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Mes bashkëfshatarëve të tij Shtëpani kërkon të bindë gjykatën, se pasuritë i ka siguruar nga puna e ndershme me autokombajnën e tij, ndonëse nuk ka prerë fatura.

Njëri pas tjetrit fermerët dëshmitarë pohuan në gjykatës se prej vitit 1991 gruri ua ka korrur Bektash Shtëpani, si i vetmi që e ofronte këtë shërbim në zonë.

Deri më tani për procesin ndaj pasurive të Bektashit kanë dëshmuar rreth 120 fermerë.

Share This Article