GJK miratoi marrëveshjen me Italinë, reagon Bardhi: Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të ligjshme marrëveshjen me Italinë për refugjatët ka ardhur edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Sipas tij në këtë vendim nuk kishte asnjë surprizë, teksa shton se Gjykata Kushtetuese ka humbur që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi

Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!

Share This Article