GJKKO i rrëzoi kërkesën, kryebashkiaku Veliaj mbetet në paraburgim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Veliaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme, ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg”. Ai kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase.

Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për Erion Veliajn përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa ai u arrestua më 10 shkurt 2025. Për gjykim janë dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera të përfshira në dosje.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, duke përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg. Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat dyshohet se kanë ofruar përfitime të parregullta në formë parash dhe pasurish të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Share This Article