GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në seancën e sotme GJKKO vendosi që Fetahut t’i ndryshohet masa e sigurisë nga arrest me burg në ‘arrest shtëpie’.

Vendimi për ndryshim masë është marrë nga gjyqtari i GJKKO-së Erjon Çela. Ndërkohë që një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.

Operacioni i SPAK

Në fund të vitit 2024 SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, duke lëshuar 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. Prokuroria e Posaçme tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas SPAK me paratë e fituara nga trafiku, banda e Çelës ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit. Për realizimin e qëllimeve të veta kundër kundërshtarëve të tyre, apo edhe për të krijuar mbrojtje për vete, organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias.

Organizata kriminale, nga hetimet e përbashkëta të kryera mes SPAK, Belgjikës, Francës dhe Ekuadorit, tregoi se paratë përdoreshin për financimin e blerjes së kokainës, silleshin kesh në Shqipëri dhe investoheshin në biznese në dukje të rregullta.

Share This Article