GJKKO thërret nesër në orën 14:00 Berishën për ta marrë në pyetje për dosjen “Partizani”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje ditën e martë (24 tetor) në orën 14:00.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka njoftuar së fundmi se  ka caktuar një seancë të posaçme ku Berisha do të merrej në pyetje si person nën hetim.

Seanca është caktuar ndërkohë që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Kujtojmë se ende Parlamenti nuk është shprehur në lidhje me këtë çështje, ndërsa në një deklaratë për median,  Berisha deklaroi më herët se nuk e njeh vendimin e Gjykatës.

Share This Article