GjND-ja mban seancën e parë për ankesën e Armenisë ndaj Azerbajxhanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armenia e akuzoi Azerbajxhanin për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të enjten, kur dy shtetet që luftuan vitin e kaluar për Nagorno-Karabakun u përballën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Përfaqësuesi i Armenisë, Yeghishe Kirakosian, e bëri këtë akuzë gjatë seancës dëgjimore në GjND, në të cilën Armenia kërkoi nga gjykatësit që të vendosin masa të përkohshme urgjente për t’ia pamundësuar Azerbajxhanit shkeljen e një konvente në mënyrë që të shmanget diskriminimi etnik.

Rasti i ka rrënjët në luftën e vitit të kaluar për rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak, në të cilën u vranë mbi 6.600 njerëz. Rajoni njihet nga komuniteti ndërkombëtar si territor i Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene nga vitet e nëntëdhjeta, kur kishte shpërthyer një luftë separatiste.

Duke iu drejtuar gjykatës, zëvendësministri azer i Punëve të Jashtme, Elnur Mammadov, i refuzoi pretendimet e Armenisë dhe i mbrojti veprimet e vendit të tij në Nagorno-Karabak, shkruan Free Europe.

Edhe Azerbajxhani ka paraqitur rast të ngjashëm në të njëjtën gjykatë, duke e akuzuar Armeninë për diskriminim të qytetarëve të tij dhe duke kërkuar nga gjykata që të vendosë masa të përkohshme ndaj shtetit fqinj.

Seancat dëgjimore për rastin e paraqitur nga Azerbajxhani pritet që të mbahen duke filluar nga 25 tetori. Vendimi për të dyja kërkesat pritet të merret në javët e ardhshme.

Share This Article