ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  32 seconds ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 3 minutes ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  5 minutes ago
Biden ‘sulmon’ Trump: Ti na turpëron si komb  6 minutes ago
BE nis hartimin e paketës së 20-të të sanksioneve kundër Rusisë 8 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Gjobë 1 milion e 800 mijë lekë Veliajt dhe Margaritit, përdorën ambjentet e TKOB për fushatë elektorale

albnews by albnews
13 November, 2023
in Shqiperia
0
Gjobë 1 milion e 800 mijë lekë Veliajt dhe Margaritit, përdorën ambjentet e TKOB për fushatë elektorale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të hënën që të gjobisë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Vushtina, për shkelje të Kodit Zgjedhor, për përdorim të burimeve publike në favor të fushatës elektorale të Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

KAS njoftoi se sanksionet administrative do të jenë gjobë në masën 155 000 lekë për Veliajn, 2 500  lekë ndaj Margaritit dhe 2 500 lekë ndaj Vushtinës.

RelatedPosts

PD kritika për buxhetin 2026, Tabaku: Ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën

Mega- sekuestro në Sarandë, Prokuroria bllokon pasuri prej 12 milionë eurosh, dy hotele dhe mjete lundruese nën hetim

Buxheti 2026- Investimet publike shkojnë 1.8 miliardë euro, prioritet zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe linjat hekurudhore, Vorë – Hani i Hotit, Durrës – Rrogozhinë

Krerët e institucioneve u gjobitën pas një denoncimi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga organizata “Drejtësia Sociale” në lidhje me një aktivitet të bashkisë dhe ministrisë së Kulturës, i paraportuar sipas ligjit zgjedhor si aktivitet publik nga organizatorët.

Denoncimi i referohej një takimi më 4 maj në mjediset e hollit të Teatrit të Operas dhe Baletit me artistë të institucioneve në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe drejtues të Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar Eksperimental dhe në varësi të bashkisë Tiranë si drejtues të Teatrit të Metropolit, Shtëpia Studio Kadare, Galeria e Artit Tiranë etj.

“Ky takim është bërë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në një ambient kulturor që është në varësi të Ministrisë së Kulturës,” thuhet në denoncim, ku shtohet se në takim janë bërë edhe deklarata politike.

Në përfundim të hetimit administrativ, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirian Celibashi, e konsideroi veprimtarinë me karakter publik dhe kërkoi gjobitjen vetëm të personit përgjegjës në ministrinë e Kulturës për mosraportim të aktivitetit.

Por KAS e hodhi poshtë këtë kërkesë dhe vendosi që të gjobisë drejtuesit e institucioneve.

Kodi Zgjedhor, i miratuar me konsensus politik, detyron çdo institucion publik, vendor dhe qendror, që 4 muaj para zgjedhjeve të raportojë aktivitetet publike me qëllim parandalimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime politike dhe elektorale.

Marrë nga Reporter.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur 

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur 

9 November, 2025
Biden ‘sulmon’ Trump: Ti na turpëron si komb 

Biden ‘sulmon’ Trump: Ti na turpëron si komb 

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result