Gjokoviç pranon gabimin kundrejt autoriteteve australiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampioni i tenisit, Novak Gjokoviç pranoi se bëri gabime në sjelljen e tij pasi u testua pozitiv për Covid-19 në dhjetor, pasi plotësoi formularin e tij të hyrjes në Australi, ndërsa pjesëmarrja e tij në Australian Open është ende në pritje.

Në një mesazh të postuar në Instagram, tenisti numër 1 i botës, i pavaksinuar, tha se ekipi i tij u ka dhënë informacion shtesë autoriteteve australiane, të cilët po shqyrtojnë rianulimin e vizës dhe deportimin e tij.

“Ne jetojmë në kohë të vështira me një pandemi globale dhe gabime ndonjëherë ndodhin”, theksoi tenisti serb, i cili aktualisht po stërvitet për Grand Slam.

34-vjeçari mbërriti në Melburn të Australisë më 5 janar, duke kërkuar përjashtimin nga vaksinimi kundër Covid-19 për shkak të një testi pozitiv të datës 16 dhjetor.

Ai shpjegon se ka bërë një test antigjeni, i cili ka rezultuar negativ, pastaj një test PCR të njëjtën ditë, sepse një ditë më parë kishte ndjekur një ndeshje basketbolli në Beograd me disa persona që rezultuan pozitivë.

Share This Article