Gjokoviqit i ndalohet hyrja në Australi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Novak Gjokoviqit i është ndaluar hyrja në Australi për shkak të problemit me vizë. Tenisti serb arriti në Melbourne të mërkurën, por autoritetet kanë parë se ekipi i tij kishte bërë një gabim në aplikacion.

Gjokoviqi është nisur për të luajtur në “Australian Open”. Ai nuk është i vaksinuar, por është bërë përjashtim në rastin e tij. Por, ekipi i tij nuk kishte kërkuar vizë që lejon përjashtimin për të qenë të pavaksinuar.

Të gjithë sportistët pjesëmarrës dhe stafi i tyre në këtë ngjarje sportive duhet të jenë të vaksinuar, apo të kenë përjashtime të lëshuar nga paneli i ekspertëve të pavarur.

Share This Article