Protesta e tensionuar e opozitës ka sjellë dhe reagimin e ministres së Drejtëisë, Etilda Gjonaj.
Në një deklaratë për mediat, Gjonaj bëri me dije se të gjithë ata që kanë dhunuar dhe kanë nxitur dhunë do të dënohen sipas ligjit.
Më tej ministrja përsëriti faktin se kjo protestë po bëhet nga partitë politike opozoitare për të penguar Reformën në Drejtësi.
Gjonaj: Dhuna është e papranueshme. Të gjithë ata që kanë nxitur dhunën do të marrin dënimin sipas ligjit. Shqiptarët panë dhe kuptuan që protesta e djeshme nuk janë protesta për interes të qytetarëve, por për organizatorët.
Zbatimin e Reformës në Drejtësi e penguan me lloj e soj mënyrash për të ruajtur ndikimin politik.
Në këto akte dhune, dëmtohet Shqipëria duke penguar që të ecim përpara në rrugën e Integrimit Europian.
Këto shfaqje të shëmtuara e dëmtojnë Shqipërinë në sytë e shteteve të tjera, por jemi të vendosur për të ecur para.