ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë 6 hours ago
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida 6 hours ago
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes 6 hours ago
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis 6 hours ago
Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjonaj për marrëveshjen e nënshkruar në Londër: Hap përpara në fushën e bashkëpunimit gjyqësor

albnews by albnews
27 July, 2021
in Albania, UK
0
Gjonaj për marrëveshjen e nënshkruar në Londër: Hap përpara në fushën e bashkëpunimit gjyqësor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilësoi marrëveshjen e nënshkruar dje me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut mbi transferimin e personave të dënuar një hap cilësor përpara në fushën e bashkëpunimit gjyqësor.

Marrëveshja e re sjell më pranë të dy sistemet ligjore duke synuar përshpejtimin, thjeshtëzimin dhe përmirësimin e kushteve dhe rregullave për transferimin e personave të dënuar, edhe në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të tyre.

RelatedPosts

Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Zgjedhjet në Tiranë, Lëvizja BASHKË propozon kryetarin, Arlind Qori, si kandidat për kreun e Bashkisë

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

Marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e të drejtës penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut si dhe çuarjen më tej të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar.

Aktualisht, marrëdhëniet e bashkëpunimit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, sa i takon transferimit të personave të dënuar rregullohen me marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar, e cila është ratifikuar nga Kuvendi në vitin 2013.

“Akti që formalizuam do të zëvendësojë marrëveshjen aktuale për transferimin e personave të dënuar, ratifikuar me ligjin nr. 98/2013 pasi korniza ligjore e deritanishme ka hasur problematika në zbatueshmëri për kuptimin dhe interpretimin si pasojë e dy sistemeve të ndryshme të drejtësisë”, – tha Gjonaj.

Palët kanë lehtësuar zbatimin e marrëveshjes duke përmirësuar dispozitat që lidhen me dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e të dënuarve, janë përmirësuar parashikimet që lidhen me vazhdimin e ekzekutimit të dënimit nga shteti marrës, duke parashikuar se shteti marrës përshtat dënimin sipas përcaktimeve që gjenden në këtë projektmarrëveshje.

Ministrja Gjonaj, gjatë vizitës së saj është takuar me ministrin Philp, që gjatë diskutimeve vuri në dukje që për Republikën e Shqipërisë është me rëndësi rehabilitimi dhe riintegrimi i të gjithë shtetasve shqiptar, pavarësisht vendit të kryerjes së veprës penale.

Për këtë qëllim, kjo marrëveshje është një instrument i mirë që i garanton shtetasve shqiptar, mundësinë për të kërkuar transferimin e dënimit në Republikën e Shqipërisë, që do të lejonte pasjen e kontakteve më të shpeshta me familjarët e tyre, dhe rrjedhimisht ndihmon në riintegrimin më të shpejtë të tyre ne vendin e origjinës.

Nga ana tjetër, ministrja Gjonaj vuri në dukje që Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë gjyqësore, që tashmë, po shoqërohet edhe me një reformë të thellë në sistemin penitenciar. Në kuadër të reformës në sistemin penitenciar, përveç përmirësimit të legjislacionit të kësaj fushe, Ministria e Drejtësisë ka si qëllim edhe përmirësimin e kushteve të trajtimit të të dënuarve.

Ministria e Drejtësisë, Gjonaj u takua dhe me ministrin Chalk, me të cilin zhvilloj një bisedë të frytshme mbi sistemin penitenciar.

Gjonaj dhe Chalk, diskutuan mbi mundësinë e mbështetjes nga pala britanike nëpërmjet rikonstruksionit apo ndërtimi të të një burgu të ri mbi projekte konkrete, i cili do të mund të përmirësojë kushtet që vuajnë dënimin të burgosurit shqiptar dhe në uljen e popullimit në burgjet shqiptare.

Ministri Chalk, shprehu vullnetin e fortë politik për mbështetjen e kërkesave të palës shqiptare dhe ndërmori angazhimin për vijimin e diskutimeve të mëtejshme ndërmjet stafeve teknike për modalitetet e këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, pala britanike shprehu mbështetjen e fortë për vijimin e bashkëpunimit në fushën e reformës penitenciare nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në burgje si dhe shkëmbimin e të dhënave me autoritetet britanike, për shtetasit shqiptar që janë dënuar me një vendim të formës së prerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrja Gjonaj u takua edhe me Ministrin Lord Wolfson, me të cilin u dakordësuan të thellojnë bashkëpunimin ndërgjyqësor dhe të shkëmbejnë dhe bashkëpunojnë në fushën e dixhitalizimit të gjyqësorit.

Ministrja Gjonaj falënderoi të tre ministrat për mbështetjen e deritanishme në reformën e sistemit penitenciar.1 nga 4  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

3 October, 2025
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

3 October, 2025
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 October, 2025
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result