Gjosha: Akti i shkarkimit të Presidentit shënon një nga goditjet më të rënda për demokracinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha, vendimi i Kuvendit për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, është një nga goditjet më të rënda për demokracinë.

Sipas saj, ajo ç’ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi.

Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo ç’ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi! Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Pavarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!” shprehet Gjosha.

Share This Article