“Gjuetari i uraganeve” publikon pamjet nga avioni: Këtë do ta mbajë gjithmonë në mendje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjuetari i uraganeve që me avion fluturoi përreth uraganit Ian, e ka përshkruar uraganin si “më të rëndin në karrierën e tij”.

Nick Underwood ishte në një mision vëzhgimi me administratën nacionale oqeanike dhe atmosferike të SHBA-ve (NOAA), për të vlerësuar rrezikun e një prej uraganeve më të fuqishëm që ndonjëherë ka goditur SHBA-të, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë do ta mbajë në mend Ian, të paktën deri te uragani i ardhshëm për të cilin do të mund të them se ishte më i rëndi… duket sikur do të zgjasë përgjithmonë”, tha Underwood.

Ai theksoi se në një moment i është dukur sikur aeroplani “është në gjendje të keqe”, duke pranuar se pilotët megjithatë kanë arritur t’i shpëtojnë.

Ndryshe ky uragan që ka goditur Floridën, ka bërë që miliona banorë të mbeten pa energji elektrike, kurse dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha.

Share This Article