Gjuha shqipe do të jetë lëndë në të gjitha degët e universiteteve në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në të gjitha degët e universiteteve të Shqipërisë do të futet lënda e gjuhës shqipe.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Portalit të Transparencës Universitare “u-transparenca.al”.

“Ne po bëjmë një reflektim dhe besoj shumë shpejt do të kemi disa konkluzione në gjuhën shqipe në universitete, pasi shikojmë një situatë të përgjithshme dramatike me gjuhën shqipe në tërësi”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ju e dini shumë mirë gjuha shqipe u hoq nga programi i shkollës së mesme, ne e rifutëm, por shikojmë një agresion të madh kundër gjuhës shqipe në tërësi, agresion i prodhuar nga kohërat që po jetojmë dhe duam ta fusim gjuhën shqipe edhe në universitet, në të gjitha degët”.

Nuk ka mundësi, vijoi ai, të mos dish të shkruash shqip dhe të jesh gjeolog i mirë.

“Po ashtu po bëjmë edhe një reflektim mbi anglishten, ka njëfarë rregulli, duhet marrë provimi, por është e vështirë të besohet se kush nuk di shqip duke qenë shqiptar, di anglisht. Nuk kuptohet se përmes cilës gjuhë e ka mësuar anglishten, kur shqipen nuk e zotëron. Këto të dyja do të jenë pjesë e këtij reflektimi, anglishten do ta fuqizojmë patjetër kushtin për të qenë zotërues i gjuhës angleze duke filluar nga vetja, duke dhënë ne kontribut në një sistem përmes të cilit studentët do të kenë mundësi ta mësojnë apo përmirësojnë dijeninë e tyre mbi gjuhën angleze”, theksoi Rama.

Sipas tij, gjuha shqipe duhet të zërë vendin e vet në universitet.

Share This Article